
Dea Michel një vajzë super e lakmuar për bukurinë e saj dhe jo vetëm. Prej kohësh ajo është shkëputur nga daljet publike ku ka zbuluar më shumë detaje nga jeta personale.
Dea në një pikë të intervistes është ndalur tek problemi shëndetësor që kaloi pak muaj më parë.
Ajo në këtë periudhë të vështirë ka zbuluar se ku e gjeti forcën për t’ia dalë.
‘Vjet, pothuajse në këtë periudhë kam qenë e shtrirë aty në spital, nuk ia kam thënë askujt këtë, dhe doja shumë një shpresë që ta dija që do të shërohesha dhe do të bëhesha më mirë, e vetmja gjë që mua më mbante kur mbyllja sytë dhe përpiqesha të flija e të qetësohesha se kisha shumë dhimbje, mbyllja sytë dhe imagjinoja veten time nënë, thosha unë do të jetoj, unë do të bëj një fëmijë të bukur, do e rris me shumë dashuri dhe kjo ishte e vetmja gjë që mua…as ilaçet nuk më qetësonin sa më qetësonte kjo gjë dhe është një gjë që tani që e them emocionohem, po e pres të ndodhë në jetën time dhe e dua. E di që do të jetë shumë e bukur kur të vijë, në kohën e duhur. Qëllimi im në jetë është që të krijoj familje, të rris fëmijë të lumtur e të përmbushur’.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=vTUy4mgyJSE
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DGRCIsRNClH/?img_index=3