
Kujdes nga mashtrimet me “shkelje të të drejtave të autorit” – po preken edhe llogaritë zyrtare
0
0
Mashtruesit e rrjeteve sociale duket se nuk kursejnë askënd – as mediat apo kompanitë që pretendojnë se janë “ankuesit”. Një formë e re mashtrimi po qarkullon online, ku përdoruesve (dhe tashmë edhe institucioneve) u vijnë email-e të rreme, që i paralajmërojnë për një “shkelje të të drejtave të autorit” në postimet e tyre në Instagram.
Ironikisht, këto email-e janë dërguar edhe në adresat e Vox News dhe Cineplexx, që përmenden në vetë tekstin si “ankuesit zyrtarë”. Në përmbajtje, email-i kërkon që viktima të klikojë një link dhe të plotësojë të dhëna për të “apeluar” vendimin, gjë që është një grackë klasike për të vjedhur llogarinë.