
Dita e hënë për territorin Shqiptar nis në mbizotërimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vransirave të shpeshta, pritet të jenë më të dukshme në zonat veriore.
Në pjesën e dytë të ditës vransirat do të pësojnë zhvillime, do të kemi rritje të lagështirës në ajër ccka do të bëj që herë pas here të kemi dhe momente të pakta me rreshje të izoluara shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore. Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar në 5 gradë celcius në qytetet e zonës malore.
Ndërsa në ultësirën perëndimore në orët e para të mëngjesit temperaturat e ajrit jane luhatur nga 7 dhe shumë pranë vlerave 13 gradë celcius, përsa i përket orëve të mesditës do të kemi një tjetër rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në 25 gradë celcius në vijën bregdetare.
Në qytetet e zonës së ulët temperaturat e ajrit do të nga 22 dhe deri në 24 gradë celcius, edhe në zonat malore kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të afrohen shumë pranë vlerave 19 gradë celcius.
Përsa i përket parametrit të erës do të jetë kryesisht nga drejtimi jugorë kryesisht me një shpejtësi rreth 45 kilometra për orë duke bërë që të kemi një valëzim deri 3 ballë.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=tlF7ws43W3A
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/dramatic-urban-skyline-with-overcast-skies-31583986/