Home Lifestyle Parashikimi motit, 15 prill 2025
Parashikimi motit, 15 prill 2025
0

Parashikimi motit, 15 prill 2025

0
0

Dita e martë për territorin shqiptar sjell rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të regjistrohen në 6 gradë celcius në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo Erseka por jo vetëm edhe në ultësirën perëndimore do të kemi rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që të regjistrohen nga 8 dhe deri në vlerën 18 gradë celcius ne vijën bregdetare.

Gjatë orëve të mesditës do të kemi duke qenë se do të kemi vransira të shpeshta do të kemi dhe rënie të temperaturave të ajrit, maksimume të cilat do të jenë në vlerën 23 gradë celcius në vijën bregetare.

Në qytetet e zonës së ulët temperaturat do të luhaten nga 19 dhe shumë pranë vlerave 22 gradë celcius, ndërsa në zonat malore do të kemi maksimume që do të jenë jo më shumë se vlera 17 gradë celcius. Përsa i përket kushteve atmosferike do të vijojnë vransirat e shpeshta të jenë prezente do të pësojnë zhvillime duke krijuar dhe mundësira për momente të pakta me rreshje shiu, kryesisht rreshjet më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore.

Gjatë orëve të pasdites do të kemi dhe momente të pakta me rreshje të izoluara shiu në zonat lindore. Përsa i përket parametrit të erës do të jetë me një shpejtësi rreth 50 kilometra për orë kryesisht nga drejti jug perëndimorë.

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=YFO_aINicBs&t=8s

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scenic-riverside-view-in-manavgat-turkey-31599208/