ShowBiz

Reagon për herë të parë Loredana Brati – Ja çfarë tha për…

Ish banorja e Big Brother Vip, Loredana Brati ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në Instagram. Loredana në postimn e saj ka falenderuar drejtuesit e programit dhe publikun që e ka mbështetur. Në mbyllje të postimit të saj Loredana ka shpjeguar arsyet se përse mori pjesë në dasmen e Eglit dhe Gjesti.

 

Loredana Brati: “Faleminderit nga zemra të gjithëve!
Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channel, të gjithëve pa përjashtim që nga drejtuesit edhe tek çdo punonjës, te gjithë ata që kanë punuar natë e ditë për ne, gjithmonë të palodhur e të duruar.
Faleminderit atyre që besuan tek unë, atyre që më deshën me të gjitha ngjyrat e mia, ndoshta nuk isha e zonja me fjalët, por thellë brenda shpirtit doja dhe dua të shpreh shumë.
Dua të falenderoj të gjithë publikun, ku jashtë gjeta mbështetjen më të madhe, shërimin e çdo loti, plot mesazhe, komente që më mbushën zemrën plot dhe më bën të hidhja pas edhe gjykimet që kisha ndaj vetes.
Ky Big Brother mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka, do t’i jem mirënjohëse çdo personi, gjithë rrethit tim që kam pranë dhe gjithë atyre që besuan tek unë edhe pa më njohur…

PS: Unë shkova në dasmë, e para për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë dhe e dyta se çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni. 🙏🏻

Do vazhdoj të jem versioni më i mirë i vetes sime! Duke ju shtuar sa më shumë buzëqeshje në ditët tuaja.
Me shumë dashuri nga Lori.”

Burimi i artikullit:

https://www.instagram.com/p/DIcd9X0otKh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DF80yrsMBQy/?img_index=1