Home ShowBiz Jul Deda e thumboi keq në postimin e fundit – Reagon Ronaldo Sharka
Jul Deda e thumboi keq në postimin e fundit – Reagon Ronaldo Sharka
0

Jul Deda e thumboi keq në postimin e fundit – Reagon Ronaldo Sharka

0
0

Jul Deda ka thumbuar keq Ronaldo Sharkën në postimin e tij të fundit, duke e etiketuar si “jargavitës për të marr pak famë”. Për këtë koment të Julit ka reaguar Ronaldo Sharka me anë të një postimi në storz në instagram.

Ronaldo Sharka: “Dy fjalë për Jul Dedën: E vetmja herë në jetën time që kam qeshur me Jul Dedën, ishte në podin final kundër Egla Cenos dhe ku besonte realisht që mund të fitonte BBV3.

Julo, ti nuk shkëlqen plak, as në aktrim, as në politikë dhe nuk shkëlqeve as në BBV, edhe pse ishe më shumë se dyfishi i moshës time kur e bëre atë përvojë e u mbështete edhe tek emri yt Big.

Të rikujtoj që fushatën e lyerjes së flokëve biond e nisi vëllai jot Julo, si kryefans i Luizit.

Unë paguhem prej dy vitesh për të komentuar BBVip dhe nuk i kam bërë komentet në TIKΤΟΚ ashtu sikur ti.

Dhe e fundit si një figurë publike televizive që je, më vjen keq që nuk pranon mendimet me argumenta dhe kalon në denigrim personal, kjo nuk të falet se je edhe aktor i dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh”.

Këtë vit nuk je në terezi plak dhe ke lënë namë, të gjithë po e shquajnë”

ronaldo

Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/ronaldo.sharka/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DEuzDHHNfsy/?img_index=1