ShowBiz

Ledion Liço zbulon detaje për finalen e madhe të BBV

Ledion Liço ka reaguar pak ditë para finales së Big Brotjer e cila premton super emocione.

Moderatori ka zbuluar se përgatitjet janë në kulmin e tyre dhe këtë herë do vijnë shumë ndryshe.

“Përgatitjet në këtë fazë që jemi janë të tilla që ke një listë të gjatë që duhet të bësh, e cila vetëm shtohet, ndryshon, evoluon. Po kalojmë mirë, natyrisht me pak orë gjumë, me shumë orë lodhje dhe djersë. Shpresoj që moti të mbajë se ndryshe nga herët e tjera jemi pak të prekur nga kushtet atmosferike, jo se s’kemi qenë herët e tjera, por këtë vit kemi hapur dy studio, edhe për publikun që do të vijë të shohë programin këtu, ne jemi pikërisht në atë që do të quhet studio dy, është një studio me tavan qiellin, varemi pak nga moti.

Me shpresë që nuk do të ketë re do të jemi nën çatinë e yjeve, yje poshtë, yje lart, yje gjithandej. Do të ketë shumë surpriza, ajo që do të ndodhë ndryshe nga edicionet e mëparshme është se surprizat s’do të kenë domosdoshmërisht lidhje vetëm me finalistët, do të ketë performanca dhe pjesëmarrje të artistëve të njohur dhe jo vetëm.

Do të ketë surpriza shumë të bukura me pjesëmarrje të njerëzve të njohur dhe të panjohur që do të jenë qershia mbi tortë në udhëtimin e gjatë të katërt fatlumëve që vijojnë të janë afër nesh.

E kemi konceptuar pjesën jashtë, në edicionet e kaluara thuhej emri i fituesit, në një hapësirë ku njerëz që duan ta shijojnë nga më afër programin, jo nga rehatia e shtëpisë apo vendit ku mblidhen me miqtë dhe familjarët, ta bëjnë pikërisht këtu.

Në botë ekziston kjo ideja që gjenerata Z e quan ‘viewing party’, një mbledhje ku ti shikon një program, por jo vetëm aq, këtu do të ketë performance muzikore,të cilat do ta kthejnë gjithë këtë në një koncert të vërtetë 6 orë, fatmirësia jonë këtë edicion është se kishim artistë të jashtëzakonshëm, kemi patur edicionin me më shumë artistë të cilët kanë prodhuar këngë brenda apo sapo kanë dalë nga shtëpia e BBV.

Hitet e të gjithë këtij sezoni do të këndohen dhe përcillen me dashuri nga i gjithë publiku i cili vjen nga gjithandej, kam dërguar për organizime nga qytete të Shqipërisë,

Linku: https://www.instagram.com/stories/mr.ledionlico/3612109107317882263/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/mr.ledionlico/