Lifestyle

Parashikimi motit, 17 prill 2025

Dita e enjte për territorin shqiptar në orët e para të mëngjesit nis në mbizotërimin e intervaleve kthjellimesh dhe kalimesh të shpeshta të vransirave. Vransira të cilat do të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës. Do të kemi prezente rreshjet e shiut në të gjithë ultësirën perëndimore dhe në zonat malore, por parashikohet që në orët e vona të natës të kemi zhvillime të vransirave duke bërë që të kemi dhe rrebeshe shiu kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore. Zonat jugore mbeten me rreshje të pakta shiu.

Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit, vlerat minimale janë regjistruar në 10 gradë celcius në qytetet e zonës malore, ndërsa në ultësirën perëndimore janë luhatur nga 12 dhe shumë pranë vlerave 17 gradë celcius. Përsa i përket orëve të mesditës do të kemi sërisht temperature të larta edhe pse do të kemi vransira të shpeshta. Pritet që maksimumet të jenë dëri në velrën 29 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët por edhe në vijën bregdetare.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-17-prill-2025/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/sunlight-with-white-clouds-296234/