
Aktori i njohur Brad Pitt ka ardhur me një rrëfim të veçantë për një çrregullim që e ka mbajtur të fshehtë prej kohësh.
Pitt ka rrëfyer së fundmi se vuan nga një çrregullim neurologjik i quajtur prosopagnosia, ose “verbëri ndaj fytyrave”, që e bën të pamundur për të të njohë fytyrat e njerëzve edhe të atyre që i ka takuar më parë.
“Shumë më urrejnë sepse mendojnë që po i injoroj. Por e kam të pamundur të mbaj mend fytyrat. Doja të isha i sinqertë dhe t’u thosha: ‘Më fal, ku jemi takuar?’ por njerëzit fyheshin më shumë. Më shihnin si mendjemadh apo i ftohtë,” ka rrëfyer aktori.
Linku: https://www.ladbible.com/entertainment/celebrity/prosopagnosia-brad-pitt-face-blindness-symptoms-celebrity-807020-20250416
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bradpittofflcial/