
Valbona dhe Laerti vijojnë të kenë hatërmbetje dhe pse BBV ka përfunduar.
Në daljen e fundit Bona u shpreh se nuk do ta falë kurrë Laertin për zgjedhjen që bëri pak kohë para finales. Sipas saj nëse do të kishin qenë së bashku Laerti do të ishte fitues.
‘Ai do të kishte fituar Big Brother me Bonën në dyshe. Megjithatë edhe renditja e tij, fakti që u rendit i treti do të thotë që ai e fitoi Big Brother-in e tij. Ka një lloj të drejte, se një lojtar duhet të jetë i vetëm nga nisja deri në fund. Unë dhe Laerti kemi qenë dy lojtarë se nuk është se unë nuk kam patur ndonjëherë nevojën e askujt, të kisha një aleat në krah, të më mbronte apo të sulmonte për mua. Nga ana tjetër edhe Laerti, edhe pse ka patur gjithmonë Rozanën mbështetëse dhe kanë qenë aleatët e vetëm nga nisja në fund. Besoj se asnjëri nga ne nuk e ka dashur atë lojtarin dy në një, por Big Brother ky është, të vë në sprova të tilla. Megjithatë ne na vuri Gjesti. Unë e kuptoj Laertin kur del e bën këto deklarata. Unë kam dy javë e gjysmë, po bëj tre javë që kam dalë nga shtëpia dhe ai ka dëgjuar të gjitha intervistat, e ka kuptuar që në hyrjen e dasmës që unë nuk kisha kontakt me të. Nuk e kam falur asnjëherë Laertin dhe nuk e kam ndërmend ta fal Laert Vasilin.’
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=lOZ3XEhaHuY
Burimi i fotos: