
Së fundmi, pas përfundimit të BBVA në një postim të ri Livia zbuloi takimin emocionues me të atin pas 22 vitesh.
Në daljen e saj ajo ka treguar emocionet e para dhe gjithçka rreth takimit të shumëpritur.
‘Tani po filloj të futem tek rruga e ekulibrit, kështu mund ta quaj dhe ndihem shumë mirë. Një takim në fakt që unë nuk e imagjinoja kurrë. Nga BBV kemi filluar komunikimin sa dola unë. Kemi folur dhe e kemi pasur mundësinë dhe e kam thënë që më bënte shumë përshtypje pjesa që flisja me babin sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këto 22 vite. Është shumë e çuditshme, kam gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën. Kur jemi takuar përqafimi ishte shumë i natyrshëm, sikur nuk jemi ndarë kurrë. Ishte ajo çfarë unë kisha nevojë, jashtë ekranit të telefonit duke ecur në Shkodrën e bukur. Kemi pasur mundësi që të rrinim.’
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=HsC62lGV-7I&list=PLqS_HtsZyPkjal5IzaIMP8lsumS7ILdFf
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/liviabrunga/