
Dita e premte për territorin shqiptar sjell rritje te temperaturave që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të regjistrohen në 5 gradë celcius. Ndërsa përsa i përket ultësirës perëndimore në oret e para të mëngjesit temperaturat e ajrit nga 8 dhe deri në vlerën 14 gradë celcius në vijën bregdetare.
Përsa i përket orëve të mesdites do të kemi një tjetër rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të regjistrohen në vlerën 25 gradë celcius në qytetet e zonës së ulët dhe në vijën bregdetare.
Ndërsa në zonat malore maksimumet do të jenë shumë pranë vlerave 18 gradë celcius, përsa i përket kushteve atmosferike në orët e para të mëngjesit dhe të mesditës do të kemi dominim të intervaleve të gjata me diell dhe kalime të vranësirava kryesisht gjatë oreve të pasdites dhe darkës vonë do të kemi dhe rreshje shiu.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-25-prill-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/stunning-view-of-band-e-amir-national-park-lake-31736016/