
‘E bënë për arsye loje’, konkurrentja e Fermës Vip zbulon çfarë fshihet pas ndarjes që i bëri i dashuri live
Danela Shima ka treguar hapur se është e lidhur jashtë.
Por një surprizë e papritur në një nga spektaklet e tronditi jo vetëm Danelën, por edhe publikun.
Një mesazh anonim i dorëzuar gjatë emisionit i la të gjithë me gojë hapur, pasi aludohej se partneri i saj kishte zgjedhur të ndaheshin.
E ftuar në “Ferma Club”, Danela tregoi një verson tjetër të historisë.
“U mërzita atë natë që erdhi mesazhi anonim. Por as nuk e dija. Ishte bërë nga shoqja ime, për të më ngacmuar. Më ka ngrirë gjakun, më ka prish terezinë.”
Ajo konfirmoi se është ende në një lidhje dhe nuk ka asnjë problem me partnerin e saj:
“Unë e kam të dashurin akoma dhe nuk jemi ndarë. Shoqja ime e ka si vëlla. Ne nuk kemi asnjë problem me njëri-tjetrin.”
Danela e quajti gjithë situatën si pjesë e një loje:
“O më erdhi mua lajmi bombë, o askujt. E bënë për arsye loje. Unë nuk kisha nevojë për atë vëmendje’’.
Linku:https://www.instagram.com/fermavip.al/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/fermavip.al/