
Toni Rudiger ka thyer heshtjen pas kartonit të kuq të turpshëm në finale mes Real Madridit dhe Barcelonës. Në një deklaratë të publikuar nga gazetari Fabrizio Romano, ai u shpreh:
“Nuk ka justifikim për sjelljen time mbrëmë. Jam shumë i penduar. Kërkoj falje ndaj arbitrit dhe të gjithëve që i zhgënjeva.”
Mbrojtësi shtoi se skuadra e tij kishte luajtur një ndeshje të madhe që nga pjesa e dytë, por ai pas 111 minutash, nuk ishte më në gjëndje të ndihmonte dhe përpara fishkëllimës së fundit bëri një “gabim fatal”. Rudiger tani përballet me pezullim të rëndë, në një moment ku ccdo mungesë mund t’i kushtojë shumë Real Madridit.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/p/DI8c7CooL-9/?img_index=1
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DIruo1BigSG/?img_index=1