Lifestyle

Parashikimi i motit, 28 prill 2025

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant. Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në zonat qendrore duke rrezikuar momente me pika shiu dhe lënë të gjithë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në orët e mëngjesit por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior-veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com