ShowBiz

Tha se Tiri ka flirtuar me të, ja çfarë ka ndodhur jashtë BBV mes Loredanës dhe Krisës

Loredana gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip u shpreh se Tiri ka flirtuar me të në një takim të tyre rastësor në një event.

Kjo gjë u diskutua shumë nga Krisa dhe një pjesë e mirë e ndjekësve.

Pas përfundimit të spektaklit Loredana duket se i ka kërkuar falje çiftit për këtë deklaratë e cila ka bërë që të krijohet një imazh jo i mirë për Tirin.

Në daljen e saj të fundit ka qenë Krisa e cila ka zbuluar se kjo situatë është sheshuar.

‘Kam reaguar në shtëpi sepse ajo që Loredana bëri ishte dëmtim imazhi për Tirin. E paraqiti si një person që flirton me çdo vajzë që i del përpara, ndërkohë që partnerja e tij ishte aty. Ajo më ka kërkuar falje.’

Linku:Top Aalbania Radio  

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/krisacaushii/