ShowBiz

Katy Perry i drejtohet urrejtjes online në një shënim emocional për fansat

Komenti i Perry-t, duke shprehur mirënjohjen e saj, ishte në përgjigje të një projekti mbarëbotëror të fansave që e uroi këngëtaren për nisjen e turneut të saj me një tabelë reklamuese të përkohshme në Times Square. “Dije se je e sigurt, e parë dhe e festuar”, shkruan fansat në tabelë, duke aluduar me sa duket në reagimin e ashpër që ajo ka marrë për misionin e saj të fundit hapësinor Blue Origin dhe kritikat rreth klipeve të turneut të saj Lifetimes.

“Kur bota ‘online’ përpiqet të më bëjë një piñata njerëzore, e pranoj me mirësjellje dhe u dërgoj dashuri, sepse e di që kaq shumë njerëz po vuajnë në kaq shumë mënyra dhe interneti është një vendgrumbullim për të sëmurët dhe të pashëruarit”, shkroi Perry. “Ajo që është e vërtetë është të shohësh fytyrat tuaja çdo natë, të këndosh në unison, të lexosh shënimet tuaja, të ndiesh ngrohtësinë tuaj.”

Burimi i artikullit: https://www.rollingstone.com/music/music-news/katy-perry-addresses-online-hate-blue-origin-1235328165/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DIhz95lxGm7/?img_index=1