Home ShowBiz Mes thashethemeve për krizë në çift, Justin Bieber bën lëvizjen e papritur
Mes thashethemeve për krizë në çift, Justin Bieber bën lëvizjen e papritur
0

Mes thashethemeve për krizë në çift, Justin Bieber bën lëvizjen e papritur

0
0

Pas thashethemeve të shumta për një krizë në martesën e tyre, Justin dhe Hailey Bieber duket se janë më të bashkuar se kurrë. Këngëtari i famshëm ka reaguar publikisht ndaj fotove joshëse të bashkëshortes së tij, duke hedhur poshtë zërat për një ndarje të mundshme.

Hailey publikoi së fundmi në Instagram një seri fotosh ku shfaqej me një bluzë të zezë me dekolte të hapur dhe xhinse , duke marrë qindra mijëra pëlqime nga ndjekësit, përfshirë edhe vetë Justin-in, i cili komentoi thjesht: “Um woah”.

Ai e ndau gjithashtu postimin në Instagram Story-n e tij, duke shtuar këngën klasike “The Girl From Ipanema”, një detaj romantik që fansat e çiftit e interpretuan si deklaratë dashurie.

Ky reagim publik vjen vetëm pak ditë pasi këngëtari i hitit “Yummy” u përgjigj ndaj thashethemeve për krizë në martesë, duke thënë se “zilia” është arsyeja pse njerëzit përhapin gënjeshtra për ta. “Nëse do isha në vendin tuaj, do ishte e vështirë të mos isha xheloz kur shoh veten dhe Hailey duke jetuar kaq ‘brazzzy’,” shkroi ai në rrjete sociale.

Martesa e çiftit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave, veçanërisht gjatë muajve të fundit, ku janë përfolur për tensione dhe probleme të mundshme në jetën personale të tyre. Për momentin, Justin dhe Hailey po dëshmojnë se dashuria e tyre nuk ndikohet lehtë nga zhurmat e jashtme.

Linku: https://pagesix.com/2025/04/30/celebrity-news/justin-bieber-thirsts-over-haileys-snaps-after-split-rumors/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/haileybieber/

tags: