Sport

40 mijë euro gjobë! Elseid Hysaj humbet gjyqin me presidentin e Napolit

Elseid Hysaj humbet gjyqin me presidentin e Napolit duke u ndëshkuar me gjobë të kripur.

Elseid Hysaj ka humbur gjyqin me Napolin në Gjykatën e Kasacionit. Përfaqësuesit e presidentit De Laurentiis fituan përballë futbollistit shqiptar, i cili duhet të paguajë 40 mijë euro si dhe shpenzimet gjyqësore.

Kjo histori mes Hysajt dhe Napolit daton në vitin 2019. Në atë kohë, një revoltë u ngrit në ekipin e Ancelottit, i cili pas barazimit 1-1 në nëntor 2019, nuk pranoi të rikthehej në kampe.

Klubi i Napolit sanksionoi në mënyrën e tyre lojtarët që po protestonin. Në nëntor 2021, vetëm Hysaj vendosi ta vijojë më tej çështjen.

Gjoba prej 40,000 euro është më e ulët se 65,000 euro që kishte kërkuar Napoli. Një shifër e barabartë me 25% të pagës së Hysajt.

Linku: https://www.instagram.com/elseid_hysaj_fan_page/tagged/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elseid_hysaj_fan_page/tagged/