ShowBiz

‘Unë u mërzita që nuk e fitova’, Rozana Radi flet për fitoren e Gjestit

Rozana Radi në daljen e saj të fundit ka treguar më shumë për eksperiencën e saj në BBV.

Ajo u shpreh se nuk ndjen ankth pas daljes siç kanë thënë një pjesë e personave që e kanë përjetuar.

Rozana u shpreh se mbase nuk jam kuptuar shumë mirë sepse shumë njerëzve mbase nuk iu pëlqen e vërteta shqeto por e duan të zbukuar.

“Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” – u shpreh këngëtarja.

Megjithatë, Rozana nuk i kurseu as kritikat ndaj banorëve të tjerë, duke lënë të kuptohet se Gjestin nuk e kanë dashur me të vërtetë. Ata nuk e kanë dashur Gjestin. Po ta donin, do ta kishin thënë. Ajo që ka thënë se ai është lezet i shtëpisë, jam unë,” – deklaroi ajo me bindje.

Linku:https://www.youtube.com/watch?v=3p3YqDUedXI

Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=3p3YqDUedXI