
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, vuan nga sindroma Asperger, e cila hyn në kategorinë e çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD), ka zbuluar vajza e tij, Phoebe Gates.
Në episodin e kësaj jave të podkastit ‘Call Her Daddy’, 22-vjeçarja kujtoi përvojat e sjelljes së të dashurve të saj në shtëpi për të takuar të atin, duke thënë: “Për djalin, tmerruese. Për mua, është për të qeshur sepse babai im është mjaft i çuditshëm në aspektin shoqëror.”
“Siç e ka thënë edhe më parë, ai vuan nga sindroma Asperger. Pra, për mua, është shumë qesharake,” i tha Phoebe prezantuesit Alex Cooper.
Ajo foli gjithashtu për partnerin e saj, Arthur Donald, nipin 26-vjeçar të ish-anëtarit të Beatles, Sir Paul McCartney, gjatë paraqitjes së saj në ‘Call Her Daddy’.
Në shkurt, miliarderi 69-vjeçar, i cili nuk është diagnostikuar kurrë zyrtarisht me spektrin, i tha NDTV se nëse do të ishte një djalë i ri që rritet në botën e sotme, ai “ndoshta do të diagnostikohej me spektrin e autizmit”.
Burimi i artikullit: https://www.ndtv.com/world-news/bill-gates-has-asperger-syndrome-his-daughter-phoebe-reveals-8309592
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CiYJTDZvSnL/?img_index=1