
E trishtë, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur shqiptar
Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Eduart Çala u nda nga jeta në moshën 75 vjeçare duke lënë shumë trishtim në botëne artit dhe jo vetëm.
I cilësuar si një prej figurave të shquara të artit skenik dhe kinematografik shqiptar, aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala lindi më 19 shtator 1950 në Elbasan ku kreu edhe arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën “Jeronim De Rada”.
Edhe pse nuk e pati mundësinë të studiojë për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, ai ndoqi studimet e larta në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” për Gjuhë-Letërsi.
Dashuria për teatrin dhe skenën do të shfaqej që në bankat e shkollës së mesme, kur interpretoi në komedinë “Udha e Zavalinëve”, një pjesë që la gjurmë në jetën e tij artistike. Në vitin 1971, Çala u bë pjesë e trupës profesioniste të Teatrit “Skampa” në Elbasan ku gjatë dekadave të punës së tij interpretoi në mbi 50 shfaqje teatrore.
Roli i tij në teatër u karakterizua nga një gamë e gjerë interpretimesh, duke kaluar nga rolet kryesore te ato dytësore dhe episodike, gjithmonë me një përkushtim dhe profesionalizëm të veçantë.Përveç teatrit, Eduart Çala kontribuoi edhe në kinematografinë shqiptare.
Linku:https://web.facebook.com/search/top?q=eduart%20%C3%A7ala
Burimi i fotos:pexele.com