Këngëtari dhe ish banori i njohur i Big Brother Vip Kelly në daljen e tij të fundit për se Luan Topi ka zbuluar më shumë detaje prekëse nga jeta e tij.
Në një pikë të intervistës ai ka zbuluar pengun që ka nga humbja e të atit.
‘Më ka ngelur peng që nuk arriti të shihte çunin. Do jepja gjithçka për pesë minuta me të, të flisnim si burri me burrin, si prindi me prindin. M’u shemb bota. Mendoja se isha unë fajtori për sëmundjen e tij. Abuzimi me alkoolin, me drogat… Nuk isha shembulli më i mirë. Nuk e di si t’ua shpreh që më vjen keq. Sa herë që shkoj te varri i tij, ia them. Ndoshta nuk është e mjaftueshme, por aq sa kemi në dorë, aq jemi mirënjohës.
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=Vhpu7scvNGM
Burimi i fotos:https://www.youtube.com/watch?v=Vhpu7scvNGM