Valbona i është përgjigjur Arbër Hajdarit për komentin që bëri për të. Arbri e cilësoi si banoren më pak inteligjente në lojë.
Ky koment nuk është pritur mirë nga Valbona e cila ka reaguar kështu:
‘‘Unë shoh se për Arbrin nuk ka mbaruar akoma “Big Brother”. Po jep ato mendimet në karrige tjetër e që mendon se është te kolltuku i kuq, edhe i duhet t’i japë disa mendime. Nuk jam dakord me atë çfarë thotë Arbri, megjithatë nuk besoj që një banore jo inteligjente, një banore jo o forte, mund të arrijë të jetë brenda Big-ut 3 muaj e 5 ditë siç ka qenë Valbona. Kam përshtypjen që Arbri nuk ka qenë mirë në ato momente sepse ai nuk arriti kurrë të kuptonte se si duhet trajtuar një vajzë brenda shtëpisë së “Big Brother”, imagjino jashtë se ça mund të themi.
Kjo ishte për batutë. Megjithatë Arbri është nga ata të cilët krijojnë reaksion nëpër intervistat e tyre. Mund të them tani Arbër Hajdari është Arbër Hajdari, kështu që ia pranojmë edhe atë që komenton post “Big Brother”.
Linku:https://www.instagram.com/valbona.mhilli/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/valbona.mhilli/