
Drilon Rama pasi u kap mat në momente intime me të dashurën u përball me një reagim nga ana e Sarës.
Modelja që shpesh flitej se është në një lidhje me të që nga BBVK e hoqi nga ndjekësit pas kësaj.
I gjendur në mes të një situate të tillë aspak të këndshme për ndjekësit Driloni ka ardhur me një reagim në rrjete sociale ku shprehet:
‘Unë me atë personin që po mundoheni me m’lidh – kurrë s’kemi qenë bashkë. Kemi pas respekt, jemi kuptu mirë – edhe mrena, edhe jashtë – po kurrë s’ka pas kurgjo ma shumë, as s’ka me pas.
S’kemi pas kontakt qe mbi dy muaj, as s’kemi shkru asgja. Këtë post deshta me bo moti, po s’kom dasht me qit kërkon keq. Po nganjëherë duhesh me vepru i pari e me kqyr veten.
Ajo video që po qarkullon osht veç prej para disa vjetëve. Ajo e ka përdor për interes t’vet, ka vepru qysh i ka konvenu – s’ka lidhje me mu. Une kurrë s’jam marre me fame, me show, a me bo zhurme për qef t’njerëzve. Kjo s’osht bota jem, kurrë s’ka qenë.
Qysh ka vendos me paraqit ajo, punë e saj. Po s’ka pas guxim me kallxu drejt, prandaj po e kallxoj unë tash: mes meje e saj kurrë s’ka pas kurgjo – as s’ka me pas. Pikë.
Ju keni një film në kokë, e doni me çdo kusht me bo realitet. E kur e shihni që s’osht qashtu, filloni me shpif, me shkru prej krejt anëve.
Fokusi jem është te vetja, te familja, te krejt shqiptarët që po m’përkrahin ku do që janë – edhe te andrrat e mia. Ju që jeni me mu prej ditës së parë – faleminderit prej zemrës. S’ju harroj kurrë. Ju kom premtu që kom me ju bo krenar – edhe ashtu ka me ndodh.
Linku: https://www.instagram.com/stories/drilonrama_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/drilonrama_/