Home ShowBiz Shqip Fest 2025! Super eventi muzikor që s’duhet humbur nga artistët shqiptar që ndodhen në Itali
Shqip Fest 2025! Super eventi muzikor që s’duhet humbur nga artistët shqiptar që ndodhen në Itali
0

Shqip Fest 2025! Super eventi muzikor që s’duhet humbur nga artistët shqiptar që ndodhen në Itali

0
0

Një super festival muzikor i cili quhet Shqip Fest 2025 po organizohet për herë të parë në Itali.

Ky festival synon të shërbejë si trampolinë promovimi për të gjithë artistët që jetojnë në Itali të cilët kanë talent dhe pasion në muzikë.

Tashmë të gjithë personat që ndodhen në Itali dhe aspirojn tregun e muzikës dhe nuk kanë pasur një mundësi tani nuk kanë kohë për të humbur thjeshtë duhet të kenë një material muzikor për të dhënë më të mirën në skenë.

Po kush mund të marë pjesë në këtë festival?

Ftesa vlen për të gjithë artistët shqiptarë rezidentë në Itali të dërgojnë këngët e tyre për përzgjedhje në adresën e emailit: info.shqipfest@gmail.com.

Aplikimet do të jenë të hapura nga data 5 maj deri më 15 qershor 2025. Pas kësaj date, asnjë material nuk do të pranohet.

Kushtet e pjesëmarrjes Të gjitha këngët që marrin pjesë në “Shqip Fest 2025” duhet të jenë origjinale dhe të shoqërohen me një kontratë bashkëpunimi ndërmjet Producentit të Festivalit dhe artistit apo përfaqësuesit ligjor të tij. Kontrata duhet të specifikojë të drejtat mbi pronësinë e këngës.

Struktura e Festivalit Faza 1: Dorëzimi dhe përzgjedhja e këngëve: Pas pranimit të këngëve, do të bëhet përzgjedhja nga një juri profesionale. Faza 2: Prezantimi në skenën e Shqip Fest Këngët e përzgjedhura do të performohen në skenën e festivalit dhe për secilën do të realizohet një videoklip profesional. Videoklipet do të publikohen në YouTube, ku artistët do të garojnë në mënyrë konkurruese. Faza 3: Ndarja e çmimeve dhe surpriza të shumta.

Në fund të festivalit do të ndahen çmime për fituesit sipas kategorive të ndryshme. Çmimet Kryesore: • Çmimi i Parë: Një këngë + videoklip në bashkëpunim me B2N & Emanuel (vlera: 10,000 €) •  Çmimi i Dytë: Videoklip professional (vlera: 5,000 €) • Çmimi i Tretë: Një këngë e re (vlera: 2,000 €). Çmime të tjera sipas kategorive si:  Best Hip-Hop, R&B, Reggaeton, Folk, Baladë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=eT2tClCAyvA

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=eT2tClCAyvA