Home ShowBiz U shpall i pafajshëm, Luiz Ejlli reagon pas vendimit të gjykatës
U shpall i pafajshëm, Luiz Ejlli reagon pas vendimit të gjykatës
0

U shpall i pafajshëm, Luiz Ejlli reagon pas vendimit të gjykatës

0
0

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli në lidhje me çështjen e falsifikimit të aktit notarial,

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani, personi që kishte përfituar nga akti i kryer prej Ejlllit, gjatë kohës që ky i fundit nuk ishte noter, por përdori vulën.

Vepra penale për të cilën u dënua rezulton të jetë kryer pak muaj para se të hynte në shtëpinë më të famshme, kur Luiz Ejllit i ishte hequr licenca si noter, por ai vazhdonte të mbante vulat. Pasi u shpall i paffajshëm ai ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku shprehet.

”Kishte njerëz që qeshnin për vendimin e dënimit tim. Fjala pafajësi nuk është vetëm një vendim, por është dinjitet”.

Linku:https://www.instagram.com/stories/itsluizejlli/3627952945504453867/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/itsluizejlli/

tags: