Home Lifestyle Parashikimi i motit, 9 maj 2025
Parashikimi i motit, 9 maj 2025
0

Parashikimi i motit, 9 maj 2025

0
0

Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, parashikohet që gjatë pasdites të ketë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë vendin, sërish më të dukshme shirat priten në veri të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 26°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit. Era do të fryjë mesatare paradite, por forcohet gjatë pasdites; me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgëzim 4 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: