Home Lifestyle Parashikimi i motit, 10 maj 2025
Parashikimi i motit, 10 maj 2025
0

Parashikimi i motit, 10 maj 2025

0
0

 Vendi do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku herë pas-here shirat do të jenë në formë shtrëngate.Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dobësojnë dukshëm vranësirat duke zhvendosur reshjet e shiut drejt zonave Lindore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com

 

tags: