Sara dhe Bardhi deri më tani kanë zgjedhur të mos e zbulojnë portretin e të voglës së tyre.
Edhe pse dyshja janë shumë aktiv në rrjete sociale duket se po presin një moment tjetër për ta ndarë.
Së fundmi Sara ka ndarë pak nga portreti i të voglës ku krahas ka shkruar:
E dua atë pak të verdhë të diellit që sytë e tu blu kan mes tyre! Sdi sesi bora ka zbritur në lkurën tënde të bardhë por disi, munda gjatë krijimit tnd që ftohtësinë e botës të ta shtroja mbi lëkurë. Jam e bindur se, diku lart në hyjni, engjejt mblodhën këngët e tyre me te bukura per te krijuar zerin tend, e ata mendjelehte su ndalen aty, te hodhen ar mbi floke sikur te mos ekzistonte vend tjeter! Mami nuk di të hedhe ngjyra në kanavace, por lehtësisht isha krenuar pa modesti sesi pikturat më të famshme në botë, i kisha hedhur diku në një cep të harroheshin përjetë përpara portretit tënd. Pse ngec kur shkruaj për ty? A s’jam unë ajo vajza arrogante në krenarine time për oratorine? Ku më shkojnë fjalët përpara teje? Si mund të më mundë një kundërshtare kaq ëngjëllore që ende sdi të lëshoje një tingull të plotë? Valle kaq e fuqishme je?! Për këtë ndjesi më ka folur nëna ime 27 vite? Nëse kjo është vetëm maja e ajsbergut të rruges sone, shpresoj të di të notoj me thelle se Mariana Trench nje dite, te shoh aq thelle brenda teje sa edhe nese une s’jam shoqja jote me e ngushte, ti te jesh e imja! Me shpresen qe diku, dikur, nje dite, do i lexosh keto postime ; Mami! 🤍
Nea me sa kuptojmë ka marrë më të mirën nga të dy prindërit.
Linku: https://www.instagram.com/saragjordeni/
Burimi fotos: https://www.instagram.com/saragjordeni/