ShowBiz

Nënë për herë të dytë, këngëtarja Aida Doçi ndan lajmin e ëmbël me ndjekësit

Këngëtarja Aida Doçi, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, Naser Qeli, kanë mirëpritur sërish një vajzë te cilën e kanë quajtur Mjalta.

‘Mirë se erdhe në jetë, Mjaltë e ëmbël!

Qofsh bekim i pashtershëm për prindërit.

Rritu me dashuri, me ëndrra të mëdha dhe me hapa të lehtë si puhiza e pranverës.

Emri yt, Mjaltë, le të jetë gjithmonë simbol i ëmbëlsisë që do ta përhapësh kudo ku shkel.

Zoti të ruajt dhe të bekoj, o shpirt i vogël dhe i shenjtë.’

Linku:https://www.instagram.com/aidadoci1/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/aidadoci1/