Dita e hënë parashikohet që në orët e para të mëngjesit të jetë me alterime kthjellimesh dhe kalime të shpështa të vransirave, gradualisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites vransirat do të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke bërë që të kemi momente të pakta me rreshje shiu. Rreshje të cilat do të jenë prezente në gjysmën lindore të territorit shqiptar dhe kryesisht në zonat verilindore.
Përsa i përket pjesës tjetër të territorit do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Tëmperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë regjistruar në 6 gradë celcius në qytetin e Pukës, Peshkopisë apo edhe Ersekës. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat janë luhatur nga 8 deri në 15 gradë celcius, përsa i përket orëve të mesditës kemi maksimume të cilat regjistrohen shumë pranë vlerave 28 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=yci081HD7lk
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/selective-focus-photography-of-yellow-sunflower-803001/