Home ShowBiz A do ta shikojmë në politikë, Luiz Ejlli i jep fund dyshimeve
A do ta shikojmë në politikë, Luiz Ejlli i jep fund dyshimeve
0

A do ta shikojmë në politikë, Luiz Ejlli i jep fund dyshimeve

0
0

Luizi gjithmonë është shquar për një bashkëbisedim të ngushtë me ndjekësit. Këngëtari së fundmi është përballur me kërkesa të shumta nga ndjekësit të cilët duan ta shikojnl të përfshirë në politikë pasi e konsiderojnë si personazh me influence.

Këngëtari nuk e aspiron një gjë të tillë pasi e shikon veten vetëm si artist dhe jo të përfshirë në politikë.

‘Të shumtë janë ata që më kërkojnë të hyj me politikë. Mbase ngaqë më shohin si zë që dëgjohet, apo si një njeri që nuk ka frikë të flasë. Unë nuk kam ardhur në këtë jetë për të ndarë njerëzit. Por për t’i bashkuar. Nuk dua të jem arsyeja pse njerëzit zihen mes tyre, kur gjithçka që dua është t’i bëj të buzëqeshin bashkë. Unë besoj te muzika, te dashuria, te forca e një fjale që shëron dhe jo që përçan. Politika kërkon të zgjedhësh një anë. Unë kam zgjedhur njeriun!

Nuk dua të je mi një krahu, kur mund të jem krah për të gjithë. E kam parë se çfarë bën politika me njerëzit. Si ua ndryshon sytë, zemrat, fjalët. Nuk dua pushtet mbi askënd. Dua t’i mbaj duart e lira që të përqafoj, jo të nënshkruaj vendime që lëndojnë. Dua dua zyrë, dua skenë! Ndaj, më falni nëse ju jam zhgënjyer duke mos u bërë pjesë e politikës. Kjo është mënyra që unë kam zgjedhur për të mbrojtur atë që dua më shumë, njeriun, familjen, artin, fjalën e lirë dhe vetveten’.

Linku:https://www.instagram.com/itsluizejlli/

Burim i fotos: https://www.instagram.com/itsluizejlli/

tags: