Tiffany Trump, vajza e Donald Trump, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmin e ëmbël e ndau vetë 31-vjeçarja në rrjetet sociale, duke publikuar një foto prekëse të këmbës së vogël të të porsalindurit.
“Mirë se erdhe në botë, Aleksandër Trump Boulos. Të duam më shumë sesa fjalët mund të shprehin”, shkroi Tiffany krahas fotos, duke përfshirë dhe një falënderim për ardhjen e tij në jetën e tyre.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Michael Boulos, janë bërë prindër për herë të parë. Presidenti Trump kishte bërë të ditur shtatzëninë e vajzës së tij më të vogël në tetor, ndërsa motra e saj, Ivanka Trump, kishte ndarë pak javë më parë foto nga “baby shower”-i i organizuar për Tiffany, duke e quajtur atë “mama të mrekullueshme ”.
Lajmi për lindjen ka marrë vëmendje në mediat amerikane dhe është përcjellë me urime nga familjarë e ndjekës të shumtë.
Linku: https://www.instagram.com/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/