Home ShowBiz Mbreti Charles tejkalon pasurin e Mbretëreshës Elizabeth
Mbreti Charles tejkalon pasurin e Mbretëreshës Elizabeth
0

Mbreti Charles tejkalon pasurin e Mbretëreshës Elizabeth

0
0

Pasuria personale e Mbretit Charles është rritur me 30 milionë paund, duke e bërë atë më të pasur se nëna e tij, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth, sipas renditjes së përvitshme të “Sunday Times Rich List”.

Në listën e vitit 2025, që rendit 350 njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, pasuria e Mbretit Charles III ka arritur në 640 milionë paund, duke e ngritur atë me 20 pozicione krahasuar me vitin e kaluar – në vendin e 258-të.

Sipas The Telegraph, kjo e bën monarkun ndjeshëm më të pasur sesa Mbretëresha Elizabeth para vdekjes së saj, e cila në versionin e vitit 2022 të listës kishte një pasuri të vlerësuar në 370 milionë paund.

Mbreti Charles trashëgoi fronin pas vdekjes së nënës së tij në shtator të vitit 2022, në moshën 96-vjeçare. Burimet kryesore të të ardhurave të monarkut përfshijnë “Sovereign Grant”, fitimet nga investimet personale, si dhe të ardhurat nga prona të mëdha tokësore si Dukatit i Cornwall dhe Dukatit i Lancaster.

Gjithashtu, raportimet sugjerojnë se Charles trashëgoi një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së Mbretëreshës Elizabeth, çka ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e pasurisë së tij personale.

Linku: https://www.geo.tv/latest/604780-king-charles-is-now-richer-than-queen-elizabeth

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/theroyalfamily/

tags: