Një prej miqësive më të dashura të showbiz-it amerikan ka marrë fund. Sipas burimeve të Daily Mail, Taylor Swift dhe aktorja Blake Lively nuk janë më mike pas më shumë se 10 vitesh miqësi të ngushtë.
Shkaku i prishjes së marrëdhënies mes tyre ka lidhje me një përplasje ligjore mes Lively dhe aktorit Justin Baldoni, lidhur me filmin “It Ends With Us”. Sipas dokumenteve gjyqësore, Lively dyshohet se e ka përfshirë Taylor-in në mënyrë të papërshtatshme në këtë çështje, duke e vendosur në një pozicion të vështirë.
Madje, sipas të njëjtave dokumente, Lively e ka kërcënuar Swift-in me publikimin e mesazheve private, nëse ajo nuk do e mbështeste publikisht në betejën ligjore. Edhe pse Swift është thirrur zyrtarisht si dëshmitare, ajo ka tentuar të qëndrojë jashtë këtij konflikti.
Burime pranë këngëtares thonë se ajo ka shkëputur çdo lidhje me Lively, ndërsa edhe Gigi Hadid, një mikeshë e përbashkët, ka zgjedhur të distancohet nga aktorja – duke mos e ftuar në ditëlindjen e saj muajin e kaluar.
Në mes të kësaj drame, Lively është akuzuar se po përpiqet të manipulojë opinionin publik dhe të përdorë emrin e Taylor-it për të fituar mbështetje. Në dokumente të tjera thuhet se Lively e ka quajtur Taylor-in dhe partnerin e saj “dragonjtë e mi”, si pjesë e një lufte presioni kundër Baldoni-t.
Ndërkohë, Taylor Swift po i përkushtohet jetës personale dhe turneut të saj “Eras Tour”, duke mbyllur kështu një kapitull të gjatë e intensiv të jetës së saj personale dhe publike.
Linku: https://telegrafi.com/en/Taylor-Swift-and-Blake-Lively%27s-long-friendship-ends-amid-accusations-and-legal-drama/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/taylorswift/