
Atmosferë festive dhe emocione të mëdha në familjen e dy artistëve të njohur shqiptarë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, pasi vajza e tyre Renee ka festuar ditëlindjen e 10-të.
Të dy prindërit ishin të pranishëm në festë, duke treguar se, pavarësisht ndarjes së tyre, vajza mbetet prioriteti më i madh në jetën e tyre. Në rrjetet sociale nuk munguan urimet plot dashuri.
“Gëzuar ditëlindjen për dritën e syve të mi, Renee 10”, shkroi Nora në një story të ëmbël në Instagram, duke ndarë momente nga festa.
Ndërsa Roberti publikoi një foto të Renee-s me një tortë në formë ylli dhe shkrimin:
“Ti je një yll”, duke e bërë të qartë se krenaria e tij më e madhe është pikërisht vajza.
Festa e ditëlindjes u organizua me shumë dashuri dhe ngjyra, ndërsa ndjekësit e tyre kanë përgëzuar çiftin për përkushtimin ndaj Renee-s, duke lënë komente pozitive për mënyrën se si po e rrisin vajzën e tyre.
Linku: https://www.instagram.com/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/noraistrefi/