Home ShowBiz Rikthehet Rihanna! Këngëtarja publikon këngë të re pas një pauze të gjatë
Rikthehet Rihanna! Këngëtarja publikon këngë të re pas një pauze të gjatë
0

Rikthehet Rihanna! Këngëtarja publikon këngë të re pas një pauze të gjatë

0
0

Këngëtarja e hitit Diamonds ka surprizuar fansat me publikimin e një kënge të re të titulluar “Friend of Mine”, pjesë e kolonës zanore të filmit të animuar “The Smurfs Movie”, i cili pritet të dalë më 18 korrik.

Ky është rikthimi i shumëpritur i Rihannës në muzikë, pas këngës Born Again, e publikuar për filmin Black Panther: Wakanda Forever. Përveç këngës, ajo do të japë zërin edhe për personazhin Smurfette në filmin e animuar, duke shënuar një tjetër angazhim të saj si aktore zëri.

Rihanna, e njohur gjithashtu për hitin Work, nuk ka nxjerrë një album që prej projektit të saj të fundit “ANTI” në vitin 2016. Gjatë këtyre viteve, ajo ka qenë e angazhuar në projekte të tjera si zëri kryesor në filmin Home, si dhe me role në filmat Ocean’s 8 dhe Battleship.

Në intervista të mëparshme, artistja ka shprehur dëshirën për të fituar një Oscar, duke e cilësuar si një nga objektivat e saj personale:

“Do të doja shumë ta fitoja një ditë. Kush nuk do të donte të dëgjonte që po bën një punë të shkëlqyer?” – ka thënë Rihanna.

Ajo shtoi gjithashtu se pavarësisht ambicieve, suksesi i vërtetë qëndron te puna:

“Nuk mendoj se dikush bën një album me synimin për të fituar një Grammy, apo xhiron një film për të fituar një Oscar. Ti jep maksimumin dhe nëse vijnë edhe çmimet, aq më mirë.”

Ky rikthim shënon një fazë të re për artisten, dhe fansat në mbarë botën mezi presin të dëgjojnë më shumë nga ajo.

Linku: https://www.geo.tv/latest/604763-rihanna-releases-new-music-since-2022

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/badgalriri/

tags: