
Spektakli më i madh europian i muzikës po afron kulmin! Finalja e Eurovision Song Contest 2025 do të zhvillohet këtë të shtunë, më 17 maj, në qytetin Basel të Zvicrës, vendi pritës i këtij edicioni.
Organizatorët kanë publikuar sot përmes profilit zyrtar të Eurovisionit renditjen zyrtare të performancave për natën finale, duke rritur emocionet dhe pritshmëritë e miliona ndjekësve në mbarë botën.
Kjo renditje është vendimtare për ecurinë e artistëve, pasi pozicioni në të cilin performojnë ndikon shpesh në mënyrën se si perceptohen nga publiku dhe juria ndërkombëtare.
Përveç vendeve që kaluan nga gjysmëfinalet, në natën finale do të garojnë edhe “Big Five” – Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe vendi pritës, Zvicra.
Lista e plotë e renditjes së performancave është tashmë publike dhe mund të ndiqet në kanalet zyrtare të Eurovisionit dhe në rrjetet sociale.
Renditja e plotë e performancave është si më poshtë:
Norway | Kyle Alessandro – Lighter
Luxembourg | Laura Thorn – La Poupée Monte Le Son
Estonia | Tommy Cash – Espresso Macchiato
Israel | Yuval Raphael – New Day Will Rise
Lithuania | Katarsis – Tavo Akys
Spain | Melody – ESA DIVA
Ukraine | Ziferblat – Bird of Pray
United Kingdom | Remember Monday – What The Hell Just Happened?
Austria | JJ – Wasted Love
Iceland | VÆB – RÓA
Latvia | Tautumeitas – Bur Man Laimi
Netherlands | Claude – C’est La Vie
Finland | Erika Vikman – ICH KOMME
Italy | Lucio Corsi | Volevo Essere Un Duro
Poland | Justyna Steczkowska – GAJA
Germany | Abor & Tynna – Baller
Greece | Klavdia – Asteromáta
Armenia | PARG – SURVIVOR
Switzerland | Zoë Më – Voyage
Malta | Miriana Conte – SERVING
Portugal | NAPA – Deslocado
Denmark | Sissal – Hallucination
Sweden | KAJ – Bara Bada Bastu
France | Louane – maman
San Marino | Gabry Ponte – Tutta L’Italia
Albania | Shkodra Elektronike – Zjerm
Linku:https://www.instagram.com/eurovision/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/eurovision/