Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është përfshirë për herë të parë në listën prestigjioze të The Sunday Times të njerëzve më të pasur në Britani. Me një pasuri të vlerësuar prej 153 milionë dollarësh, ajo renditet e 34-ta në kategorinë “40 nën 40 vjeç”, duke u bërë personi më i ri në këtë listë.
Në të njëjtën kategori gjenden edhe figura të njohura si aktori Daniel Radcliffe dhe futbollisti Harry Kane me nga 100 milionë funte secili, si dhe tenisti Andy Murray. Ndërkohë, pasuria e Adele arrin në 170 milionë funte, Harry Styles me 225 milionë dhe Ed Sheeran me 370 milionë funte.
Lista e përgjithshme e të pasurve dominohet nga biznesmenë, financierë dhe pronarë pronash. Legjendat e muzikës Elton John, Mick Jagger dhe Keith Richards gjithashtu zënë vende të rëndësishme, me pasuri që variojnë nga 440 deri në 475 milionë funte.
Ndërkaq, pasuria e Mbretit Charles është vlerësuar në 640 milionë funte, duke e pozicionuar atë në vendin e 238-të në renditjen e përgjithshme. Lista përfshin vetëm pasuritë e identifikueshme si toka, prona, kuaj garash, vepra arti dhe aksione në kompani.
Linku: https://www.geo.tv/latest/604914-dua-lipa-joins-list-of-britains-wealthiest-people-with-king-charles
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/dualipa/