
Kevin De Bruyne nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube, kritikon FIFA-n për kohën e turneut
Mesfushori belg Kevin De Bruyne ka bërë të ditur se “me shumë gjasë” nuk do të luajë për Manchester City në Kupën e Botës për Klube këtë verë. Ai kritikoi FIFA-n për organizimin e turneut në një kohë kur shumë kontrata, përfshirë të tijën, janë drejt përfundimit.
De Bruyne, i cili nuk ka rinovuar me City pas një dekade me klubin, pritet të luajë ndeshjen e tij të fundit në shtëpi të martën kundër Bournemouth, ndërsa fundjava sjell lamtumirën e tij zyrtare me ndeshjen ndaj Fulham. Kontrata e tij përfundon në qershor, pikërisht kur zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës për Klube.
“Po të dëmtohem në atë turne, askush s’do të kujdeset për mua. Duhet të mendoj për veten dhe familjen time,” tha ai, duke shtuar se vendimi për të ardhmen e tij nuk është i lehtë, pasi duhet të balancojë jetën profesionale me atë familjare.
33-vjeçari nuk përjashtoi asnjë mundësi për klubin e ardhshëm, por theksoi se gjithçka do të varet nga mirëqenia e tij dhe e familjes. Ai pranoi se ndeshja e fundit në Etihad Stadium do të jetë një moment emocional dhe “i çuditshëm”, por do të përpiqet ta shijojë.
Linku: https://www.theguardian.com/football/2025/may/18/kevin-de-bruyne-manchester-city-club-world-cup
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/kevindebruyne/