ShowBiz

Luiz Ejlli reagon pas finales së Eurovizionin: “Na falni që s’kemi kufij me 14 shtete!”

Këngëtari Luiz Ejlli ka shpërthyer në një reagim emocional përmes rrjeteve sociale lidhur me rezultatin e Shqipërisë në Eurovizion dhe mënyrën si funksionon ky konkurs.

Në një postim në “Instagram Story”, Ejlli thekson se në këtë festival “zëri vlen vetëm nëse vjen me pasaportën e duhur”, duke nënkuptuar se votimi ndikohet më shumë nga aleancat politike dhe gjeografike sesa nga cilësia artistike.

Ai përmend emra të njohur të muzikës shqiptare si Frederik Ndoci, Aurela Gaçe, Rona Nishliu, Anjeza Shahini dhe Juliana Pasha, duke theksuar se këta artistë kanë pasur performanca të nivelit të lartë ndërkombëtar, por nuk janë vlerësuar siç duhet.

“Këndojmë, japim art, ata bëjnë politikë,” shkruan Ejlli, ndërsa shton se vendet e tjera europiane votojnë njëra-tjetrën si në “darkë familjare”, ndërkohë që Shqipëria mbetet me “0 pikë në pjatë”.

Në përfundim, ai ironizon faktin se Shqipëria nuk ka aq shumë fqinjë për të marrë vota strategjike: “Na falni që s’kemi kufij me 14 shtete!”

Ky reagim pason pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovizion 2024 dhe diskutimet publike mbi mënyrën e votimit dhe përfaqësimit të artistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Linku: https://www.instagram.com/p/DIvhltNIQZl/?img_index=2

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DIvhltNIQZl/?img_index=2