
Edlira partnerja e të ndjerit Gert Bogdani në daljen e fundit ka bërë rrëfimin emocional për mungesën e thellë që iu la ikja e tij e parakohëshme.
Në mes lotësh Edlira u shpreh se mungesa e tij është e pazëvëndësueshme dhe pse ai iu la shumë dashuri.
‘Mua patjetër që më mungon gjysma ime më e mirë. Por, ai ka lënë aq shumë dashuri pas për mua dhe fëmijët sa ne na duket sikur është aty. Pra, na ka lënë dashuri sa për tre jetë. Sado i shkurtër apo i gjatë të jetë ky rrugëtimi pa Gertin, nuk do të jetë asnjëherë pa Gertin.
Ne do ta kemi aty dhe e vetmja gjë që na mungon është kjo pjesa, na mungojnë këshillat që i kishte gjithmonë të sakta, këto parashikimet politike që i kishte gjithmonë të sakta. Dhe më mungon kjo pjesa e kësaj dëshirës, kënaqësisë që dhe ti kur arrin gjëra të vogla, i ndanim gjithmonë bashkë dhe mua më mungon kjo pjesa që nuk i ndaj me të njësoj si më përpara. Ishte një nga mbështetësit e mi më të fortë.’
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=4fx84R7Kujg
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C1FYiSftzDp/?img_index=1