Home Aktualitet Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv, kundërshtarët e tij politik reagojnë kështu pas lajmit
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv, kundërshtarët e tij politik reagojnë kështu pas lajmit
0

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv, kundërshtarët e tij politik reagojnë kështu pas lajmit

0
0

Joe Biden, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës që tashmë është përhapur në kocka, njoftoi zyra e tij personale.

82-vjeçari iu nënshtrua analizave javën e kaluar pasi kishte simptoma urinare në prostatë. Sipas zyrës së tij, kanceri është i ndjeshëm ndaj hormoneve, çka mundëson trajtim të efektshëm.

“Edhe pse bëhet fjalë për një formë më agresive të sëmundjes, ajo duket se është hormon-sensitive, gjë që lejon menaxhim efektiv,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Biden ka një Gleason score 9, që tregon një formë shumë agresive të kancerit. Përhapja në kocka e bën më të vështirë trajtimin, por ndjeshmëria ndaj hormoneve e bën atë më të trajtueshme përmes terapive hormonale.

Donald Trump, presidenti aktual dhe ish-rivali politik i Biden i uroi shërim të shpejtë, në një mesazh të pazakontë për nga toni i tij, duke e quajtur Biden “Joe” dhe duke përmendur edhe bashkëshorten Jill.

Zëvendëspresidentja e tij, Kamala Harris, gjithashtu u shpreh në rrjetin X: “Joe është një luftëtar dhe do ta përballojë këtë sfidë me forcën dhe optimizmin që gjithmonë e kanë karakterizuar.”

Kryeministri britanik Keir Starmer i uroi Bidenit “një trajtim të suksesshëm dhe të shpejtë”.

Shëndeti i Biden ishte një shqetësim i vazhdueshëm për publikun, veçanërisht gjatë fushatës për rizgjedhje. Pas dyshimeve për gjendjen e tij mendore dhe fizike, ai hoqi dorë nga gara presidenciale dhe mbështeti Kamala Harris, e cila më pas u mposht nga Trump në zgjedhjet e nëntorit 2024.

Biden ka përballuar kancerin edhe më parë, përfshirë heqjen e disa kancereve të lëkurës dhe një lezioni kanceroz në kraharor në vitin 2023. Në vitin 2022, ai e bëri “luftën kundër kancerit” një prioritet presidencial për të përgjysmuar vdekjet nga kjo sëmundje në 25 vitet e ardhshme.

Linku: https://www.theguardian.com/us-news/2025/may/18/joe-biden-prostate-cancer-diagnosis

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/joebiden/

 

tags: