
Sulmuesi brazilian i Wolves, Matheus Cunha, pritet t’i bashkohet Manchester United në fund të sezonit, sipas raportimeve të fundit.
Cunha ka shkëlqyer këtë sezon me 17 gola dhe 6 asistime në 34 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve, përfshirë Arsenalin dhe Aston Villën.
Manchester United, që po kalon një sezon zhgënjyes, synon ta përforcojë repartin ofensiv dhe është gati të paguajë klauzolën e lirimit prej 62.5 milionë paundësh.
Cunha thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale dhe është i gatshëm të kalojë në “Old Trafford”, pavarësisht nëse klubi do të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm.
Trajneri Ruben Amorim ka pasur rol kyç në përzgjedhjen e tij si objektiv kryesor.
Linku: https://www.wionews.com/sports/wolves-forward-matheus-cunha-set-to-join-manchester-united-at-end-of-season-reports-1747669314372
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/matheuscunha_01/