
Dita e hënë për territorin shqiptar nis në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi intervale të gjata me diell, kalime të lehta të vransirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vransirat të jenë më prezente në territorin shqiptar ku të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore duke bërë që herë pas here të krijojnë momente të pakta me pika shiu gjatë orëve të pas dites. Mbrëmja sjell përmirsim të dukshëm në të gjithë territorin shqiptar me dominim të intervaleve të gjata me diell.
Përsa i përket temperaturave të ajrit kemi rritje të tyre në të dyja vlerat e ekstremumeve ditore duke bërë që mëngjeset të jenë regjistruar në 7 gradë celcius në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=fdCB-DAzaeI
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/solitary-tree-in-open-field-under-clear-blue-sky-32119822/