Pas përfundimit të finales së Eurovisionit, grupi shqiptar Shkodra Elektronike ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në rrjetet sociale. Edhe pse nuk arritën të sigurojnë fitoren, ata u shprehën të lumtur për përkrahjen dhe dashurinë që kanë marrë nga publiku.
Në mesazhin e tyre shkruhet:
“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo? Faleminderit!”
Ky reagim plot emocione vjen pas një performance që ka tërhequr vëmendjen dhe simpatinë e shumë fansave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarisht. Komentet në postim janë mbushur me mesazhe mbështetjeje dhe krenarie për përfaqësimin dinjitoz që grupi i bëri Shqipërisë në skenën europiane ku u rëndit në vendin e 8-të.
Linku: https://www.instagram.com/shkodraelektronike/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/shkodraelektronike/