
Hailey Bieber ka reaguar ndaj spekulimeve që prej muajsh qarkullojnë rreth martesës së saj me Justin Bieber, veçanërisht pas lindjes së djalit të tyre të parë, Jack Blues, në gusht 2024.
Modelja ka folur për Vogue, duke pranuar se periudha pas lindjes ka qenë tepër sfiduese:
“Të jesh postpartum është koha më e ndjeshme që kam kaluar ndonjëherë. Të njoh një version të ri të vetes është shumë e vështirë.”
Ndërkohë, rrjetet sociale janë përfshirë nga thashetheme për krizë në martesën e çiftit, sidomos pas postimeve të Justin-it ku fansat vunë re pamjen e tij të lodhur dhe mungesën e ngrohtësisë ndaj Hailey-t. Situata u tensionua më shumë kur Justin u fotografua duke puthur në faqe reperen Sexyy Red, çka solli kritika të shumta nga ndjekësit.
Hailey shtoi:
“Është shumë e vështirë të jesh online çdo ditë dhe të lexosh gjëra si: ‘Do të divorcohen’, ‘Nuk janë të lumtur’. Është çmenduri.”
Linku:https://www.geo.tv/latest/605383-hailey-bieber-opens-up-about-dealing-with-backlash-amid-postpartum-struggle
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/haileybieber/