
“Mos i shkruaj më të fejuarit tim!” Katy Perry befason me deklaratën ndaj fanses gjatë koncertit
Katy Perry bëri një ndërhyrje të papritur dhe plot humor gjatë koncertit të saj në Las Vegas ku vuri në shënjestër një fanse që, sipas saj, po i dërgonte mesazhe të fejuarit të saj, aktorit Orlando Bloom.
“Nëse vazhdon t’i dërgosh DM të fejuarit tim, do të të nxjerr jashtë. Seriozisht, bëj jetën tënde!” – tha këngëtarja teksa prezantonte këngën e saj “I’m His, He’s Mine”.
Duke folur nga skena, Perry shtoi me ironi: “E di pse ke ardhur këtu. Nuk ke ardhur të më shohësh mua”, ndërsa refuzoi edhe një dhuratë nga fansja: “Nuk e dua. Largohu prej nesh.”
Katy dhe Orlando janë të fejuar që nga viti 2019 dhe kanë një vajzë, Daisy Dove, të lindur në gusht 2020.
Linku: https://people.com/katy-perry-tells-fan-stop-messaging-orlando-bloom-vegas-show-11738272
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/katyperry/