Katy Perry bëri një ndërhyrje të papritur dhe plot humor gjatë koncertit të saj në Las Vegas ku vuri në shënjestër një fanse që, sipas saj, po i dërgonte mesazhe të fejuarit të saj, aktorit Orlando Bloom.
“Nëse vazhdon t’i dërgosh DM të fejuarit tim, do të të nxjerr jashtë. Seriozisht, bëj jetën tënde!” – tha këngëtarja teksa prezantonte këngën e saj “I’m His, He’s Mine”.
Duke folur nga skena, Perry shtoi me ironi: “E di pse ke ardhur këtu. Nuk ke ardhur të më shohësh mua”, ndërsa refuzoi edhe një dhuratë nga fansja: “Nuk e dua. Largohu prej nesh.”
Katy dhe Orlando janë të fejuar që nga viti 2019 dhe kanë një vajzë, Daisy Dove, të lindur në gusht 2020.
Linku: https://people.com/katy-perry-tells-fan-stop-messaging-orlando-bloom-vegas-show-11738272
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/katyperry/